Gara mes nënpresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump është shumë e ngushtë dhe ende është e vështirë të thuhet se kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale.

Një sondazhi kombëtar i kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena Trump është një përqind përpara Harris, 48% me 47%.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë Harris, ndërsa mendimet e tyre për ish-presidentin janë kryesisht të përcaktuara.

Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thonë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për Trump. Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta në rrjetin televiziv ABC news.

Klan News