Sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, nuk ishte pjesë e listës prej 30 kandidatësh për fitimin e “Topit të Artë”. Duket se kjo nuk ka lënë një shije të mirë të futbollisti.

Teksa foli për këtë, braziliani deklaroi se meritonte të ishte pjesë e listës me kandidatët për çmimin më të rëndësishëm për një futbollit.

“U mërzita kur pashë që nuk më kanë përfshirë në kandidatët për ‘Topin e Artë’. Mendoj se e meritoja të isha aty, me gjithë respektin për pjesën tjetër. Nuk dua të nënçmoj lojtarët që janë atje, por mendoj se duhet ta kisha një vend. Ishte një surprizë, por nuk mund të bëj shumë, nuk marr vendime.”, deklaroi Rodrygo.

Sulmuesi fitoi titullin kampion në Spanjë dhe Ligën e Kampioneve me Real Madrid, madje duke qenë vendimtar në disa ndeshje të rëndësishme, por kjo nuk ka mjaftuar për të qenë pjesë e listës. /tvklan.al