Prokuroria e Posaçme me anë të një komunikimi zyrtar, tha këtë të mërkurë se ka kryer verifikime për disa raste që i janë paraqitur, mes tyre edhe rasti i deputeti të PD Gazment Bardhi dhe ato kanë rezultuar jo të vërteta e të fabrikuara.

“Prokuroria e Posaçme është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal. Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.”

Prokuroria e Posaçme shton se është duke verifikuar në mënyrë që te identifikojë burimet e këtyre mesazheve me qëllim hetimin e autorëve.

Materialet e fabrikuara mbajnë të njëjtën strukturë të komunikimeve të transkriptuara të SKY dhe në fund firmën e dy hetuesve të BKH-së, të cilat siç duket janë të kopjuara nga ndonjë material tjetër origjinal, duke ia vendosur nëpërmjet tekonologjisë atij të fabrikuarit.

Këto materiale i dërgohen personazheve publikë, duke ua shitur si biseda që janë kryer nga të tretë për të dhe që implikohet në paligjshmëri.

Tv Klan