Spektakël i delfinëve në Vlorë




Spektakël i delfinëve në Vlorë

13:02 23/06/2022

Disa turistë janë mrekulluar nga spektakli që kanë dhuruar delfinët në bregdetin e Vlorës.

Tufa e delfinëve ka kaluar vetëm pak metra larg mjetit lundrues të disa turistëve që po ktheheshin nga ishulli i Sazanit.

Një shfaqje e këndshme e krijesave të detit që ua bëri më të këndshme pushimet në jug të Shqipërisë këtyre turistëve. /tvklan.al













Të ngjashme