Në farmaci dhe depo vijon të ketë mungesa

Të gjithë qendrat spitalore në vend kanë kaluar në gatishmëri për shkak të koronavirusit. Personeli mjekësor është i pajisur me maska, doreza dhe dizinfektantë, por drejtuesit e tyre kërkojnë sasi më të mëdha në rast nevoje.

Për shkak të fluksit të vizitave nga gripi stinor, edhe qendrat shëndetësore kanë kërkuar furnizime të tjera shtesë. Në qendrën shëndetësore të Kamzës, bluzat e bardha thonë se kanë doreza dhe maska vetëm për dy javë.

Mjeku i kësaj qendre thotë se ka bërë kërkesë edhe në firma gjermane për doreza dhe elementë të tjerë bazikë, por përgjigja ka qenë negative.

Kërkesë për maska dhe doreza ka edhe nga qendrat shëndetësore në Tiranë. Ndërkohë që në farmacitë e vendit ka mungesë totale maskash dhe dizinfektantësh. Prej më shumë se 4 ditë, farmacitë e vendit vijojnë të mos furnizohen. Edhe depot farmaceutike në vend janë të zbrazura nga këto mjete spitalore.

Tv Klan