Lajme Arkiva 2003

Spitali Onkologjik po vdes si qendër. E pak duhet të shpresohet te ajo që merr përsipër t’ju kurojë tumoret. Qëndron ndër prioritetet e ministrisë, por çdo ditë fundoset nga mungesat.

Prej më shumë se 20 vitesh nuk është vënë dorë për të. Përfiton era lyerje, por nuk shihen investime për sëmundjet. Aparatura të pakta jofunksionale barna me kursim e shumë dhimbje te ata që shtrohen këtu.

Mjeku:  Ne ndodhemi jashtë financimeve nga qeveria. Qeveria kurrë nuk financon këtu. Ç’na jep bota, pra jemi në mëshirë të lëmoshës së botës pavarësisht se jemi spital unik në Republikë. Pritet të vijë një kobalt, janë thënë llafe të bukura dhe personalisht kam një shpresë të vakët për një aparat kobalti me çfarë kam dëgjuar unë, por për të tjerat vështirë do të jetë. Ne duhet të kishim dy ose 3 aparate kobalti, ne kemi një i cili jo më larg se para tre javësh, një javë nuk punoi.

Për spitalin unik antikanceroz janë premtuar shumë, por gjërat janë dukur pak. Sipas mjekëve nëse nuk do të kishte këto mangësi 50% e tumoreve malinje do të kuroheshin, por fatkeqësisht 10% jetojnë.

Pjesa tjetër e këtyre ilaçeve të cilat janë të shtrenjta goxha, blihen nga njerëzit në farmaci. Në një kohë që ne shteti shqiptar reklamon se e kemi mjekësin falas.

Edhe këtë vit ministria nuk nguron t’ju kujtojë prioritetin dhe premtoi për më shumë.

“Me Bankën Botërore është duke u hartuar ne jemi në fazën e hartimit të një projekti i cili do të synojë në rikonstruksionin, në rehabilitimin total të onkologjikut dhe shifra është rreth  1 milionë e 700 mijë Dollarë në kuadrin e projekteve po nga buxheti i shtetit kemi menduar të bëjmë edhe pajisjen me aparatura bashkëkohore”.

Këtë herë nuk vjen vetëm ankesa e pacientit, por mjekët këtu ndiejnë së s’janë duke bërë atë që duhet./tvklan.al