Spiker: Oljana Maloku

Headlines 14 korrik 2024

Plagoset në atentat gjatë një tubimi ish-presidenti Trump. Akzekutohet autori

Ish-presidenti Donald Tramp qëllohet me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, ku si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur lehtë në vesh. Forcat e sigurisë ekzekutuan një 20-vjeçar si autorin e dyshuar, ndërsa FBI po e heton ngjarjen si një atentat.

Liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Trump. Biden: Nuk mund të lejojmë të ndodhin gjëra të tilla

Liderët botërorë dënuan njëzëri sulmin me armë ndaj ish-presidentit Donald Trump. Presidenti Joe Biden tha se ngjarje të tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin në SHBA. Sulmin e dënoi edhe politika shqiptare, e cila e konsideroi atë një tragjedi për demokracinë.

Sot finalja e madhe e Europianit në Tv Klan. Spanja dhe Anglia sfidojnë njëra-tjetrën në Berlin

Luhet sot në Berlin finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Spanjës dhe Anglisë, e cila do të transmetohet ekskluzivisht dhe pa asnjë pagesë në Televizionin Klan. Të dyja skuadrat vijnë në sfidën e sotme për t’u bërë pjesë e historisë së futbollit

Burgjet, 5 ditë leje Alfred Belerit. Do të udhëtojë në France për t’u betuar si eurodeputet

Alefred Beleri, i dënuar me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje, ka marrë 5 ditë leje për të udhëtuar drejt Francës ku do të betohet si eurodeputetë. Drejtoria e Burgjeve miratoi këtë të diel kërkesën e tij për leje shpërblyese.

Dosja e Onkologjikut i kalon SPAK-ut. Dyshime për korrupsion në shuma të mëdha e grup kriminal

Dosja për abuzimet në spitalin Onkologjik do të hetohet nga SPAK. Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën pasi konstatoi se të akuzuarit kanë kryer korrupsion me shuma të mëdha dhe kanë funksionuar si një grup kriminal.

23% e familjeve shqiptare, të varura nga emigracioni. BB: Gjatë vitit 2023 u dërguan 1.9 mld euro

Banka Botërore thotë se 23% e familjeve shqiptare janë të varura nga remitancat. Sipas saj vetëm vitin që lamë pas në vendin tonë kanë hyrë 1.9 mld euro, teksa çdo familje ka përfituar nga emigracioni rreth 2 mijë euro.