Hellen Obiri, atletja nga Kenia që ka fituar dy herë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike do të shkruajë historinë në Paris falë atleteve të saj.

Obiri do të vrapojë me atletet e reja nga kompania On, por nuk janë aspak të zakonshme. Cloudboom Strike LS funksionon përmes sprucimit në këmbë.

“LS” do të thotë LightSpray, emri i patentuar i teknologjisë së përdorur për të krijuar atletet. Modeli i një këmbe vendoset në një krah robotik  dhe e gjithë pjesa e sipërme e atletet sprucohet nga një filament i vetëm, në vetëm 3 minuta.

Krahu robotik e rrotullon këpucën dhe sprucatori nxjerr poliuretan termoplastik (TPU), një material që i përngjan gomës dhe plastikës që vendoset si një shirit i vetëm, lidhet me pjesën e jashtme të këpucës dhe vetë materialin pa nevojën e një ngjitësi.

Më pas atletja kalon te një tjetër robot që e spërkat me ngjyra. Bashkë me këtë proces, koha totale është vetëm 6 minuta dhe këpucët janë gati për t’u veshur.

Kjo është një teknologji revolucionare sepse pjesa e sipërme e këpucëve është më e vështira në procesin e prodhimit. Pjesa e poshtme realizohet me një formë të gatshme, ndërsa e sipërmja përfshin proceset tradicionale si qepja, ngjitja, copa dhe sustat. Materiali i përdorur nga LightSpray i përshtatet kaq mirë këmbës saqë mund të vishet edhe pa çorape.

Tani këto këpcuë do të debutojnë në Lojërat Olimpike në Paris, ndonëse Obiri tregon se në fillim hezitoi.

Herën e parë që i pashë thashë ‘jo, s’mund të vrapoj me këto’”, tregon ajo duke shtuar se edhe kolegët e saj ishin  të të njëjtin mendim. Më pas ajo vendosi t’i provonte gjatë stërvitjes dhe më vonë në Maratonën e Bostonit në muajin prill ku edhe fitoi. Më pas, nuk i kthente më.

Kur u beson atleteve, ke atë mendimin ‘do të vrapoj shpejt’”, u shpreh atletja.

Kjo teknologji nuk redukton vetëm kohën e prodhimit por edhe ul me 75% çlirimin e karbonit që ndodh  gjatë krijimit të pjesës së sipërme të këpucës./tvklan.al