Themelusi i Tesla, Elon Musk thotë se vitin e ardhëm do të nisë prodhimin e robotëve humanoidë. Me anë të një postimin në faqet e rrjeteve të tij sociale Muska bëri të ditur se fillimisht këta robotë do të përdoren nga kompania e tij, e cila do të fillojë t’i shesë në vitin 2026.

Miliarderi është shprehur se priste që roboti i quajtur Optimus të ishte gati për t’u përdorur në fabrikëne  Tesla në fund të këtij viti.

Ndërkaq Tesla nuk është e vetmja kompani e cila do të nisë prodhimin dhe më pas përdorimin e robotëve humanoidë në fabrikat e saj. Firma të tjera si Honda dhe Boston Dynamics, kanë zhvilluar gjithashtu teknologjinë për robotët humanoidë.

“Tesla do të ketë robotë humanoidë vërtet të dobishëm për prodhim të ulët në përdorimin e brendshëm të kompanisë Tesla vitin e ardhshëm dhe shpresojmë për prodhim të lartë për kompani të tjera në vitin 2026,” ka shkruar Tesla.

Musk ka thënë më aprë se Tesla synonte që robotët e saj humanitarë të prodhimit të masë të kushtonin më pas se 20 mijë dollarë secili.

Bizneset e miliarderit Musk janë fokusuat gjithnjë e më shumë në risi të tilla në teknologji si Inteligjenca Artificiale, drejtimi autonom dhe robotët në një kohë të ngadalësimit të kërkesës për automjete elektrike./tvklan.al