27-alergji_2706111702_1Bashkë me verën, të ngrohtin dhe lulet, kjo stinë sjell edhe alergji.

Alergjia është një lloj sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur hyjnë në të lëndë të huaja.

Disa nga më të zakonshme janë alergjitë që shkaktohen nga poleni, pluhuri, zbokthi i kafshëve, materialet e përbërjes së qilimave apo ushqimet e ndryshme.

Mjekët sugjerojnë se e mira e këtyre alergjive është të kurohen gradualisht dhe të mos lihen pas dore, sepse më pas mund të shkaktojnë pasoja.

Por ja se si mund t’i shmangni ato sipas kushteve tuaja:

1-   Konsumoni ujë në mënyrë që t’ju lehtësohet kollitja dhe të hollohen sekrecionet.

2-   Nësë alergjia ndikon në bllokim të frymëmarrjes, atëherë rralloni për pak kohë konsumimin e qumështit, vezës apo ushqimeve të detit.

3-   Shmangni sa më shumë të mundeni duhanin dhe alkoolin.

4-   Pakësoni konsumimin e yndyrës. Krijon vështirësi për tu tretur dhe mund të rëndojë organizmin.

5-   Nëse alergjia juaj shfaqet nga polena, evitoni daljet gjatë kohës së drekës. Kryesisht në muajt Prill, Maj dhe mos qëndroni në ambjente me gjelbërim dhe lule.

6-   Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj dhe mos neglizhoni asnjë simptomë që ju shfaqet.

Kristi Petro