Studentët kinezë protestojnë kundër rregullave të Covid-19


Studentët kinezë protestojnë kundër rregullave të Covid-19

10:25 05/12/2022

Ata kërkuan që universitetet të mos kryejnë testime të shpeshta dhe dyqanet brenda kampusit të rihapen

Studentët në Kinë zhvilluan një protestë paqësore mbi rregullat që duhet të kenë universitetet për Covid, një shenjë e pakënaqësisë për qasjen e tolerancës zero ndaj pandemisë.

Një video në Twitter tregoi një grup studentësh të mbledhur jashtë një ndërtese administrative në Universitetin Wuhan, ku brohorisnin për “një proces të hapur dhe transparencë informacioni”. Studentët u shprehën se janë të mërzitur për testimin e vazhdueshëm ndaj virusit dhe se dyqanet në kampus që shesin ushqime të rihapen.

Universiteti Wuhan tha në një deklaratë bëri të ditur se studentët mund të zgjedhin të qëndrojnë në kampus ose të shkojnë në shtëpi dhe se klasat do të rifillojnë mësimin në mënyrë të rregullt. Edhe pse intesiteti i protestave duket se është zbehur pasi shumë presin se çfarë vendimesh do të merren më tej shumë prej qytetarëve kinezë janë ende të zhgënjyer.

Në fund të muajit të kaluar, protestuesit dolën në rrugë në qytete në të gjithë Kinën në një shpërthim të rrallë zemërimi publik kundër rregullave të Kinës Covid. Disa prej tyre kërkuan që presidenti Xi Jinping të japë dorëheqjen mbi kufizimet e rrepta.

Protestuesit mbanin gjithashtu copa letre të zbrazëta si një simbol të pakënaqësisë, duke imituar një taktikë të përdorur në Hong Kong gjatë demonstratave kundër ligjit të sigurisë kombëtare të miratuar në vitin 2020.

Klan News









Të ngjashme