Prej disa orësh me mijëra studentë që marshuan nga fakultetet e tyre drejt Ministrisë së Arsimit, po protestojnë me pankarta në duar dhe janë në pritje të plotësimit të 8 kërkesave të tyre. Prej një jave studentët nga fakultete të ndryshme të vendit kanë dalë për të protestuar dhe janë të vendosur që nuk tërhiqen, por dhe nuk pranojnë të dialogojnë më kryeministrin Edi Rama.

Gazetari i ABC News, i pranishëm mes studentëve, pyeti disa prej tyre përse nuk po u përgjigjen ftesës së kryeministrit Edi Rama.

Studentët thanë se nuk ka ura komunikimi dhe ata janë të qartë në kërkesat e tyre, madje ajo që ka ofruar Rama nuk ishte përgjigjia që ata presin.

“Nuk ka ura komunikimi, janë të qarta kërkesat tona. Ajo që ai tha nuk ishte përgjigje për ne, ishte për politikën, jo për ne. Qeveria i di shumë mirë zgjidhjet dhe do të na ulë në tavolinë dhe pastaj ti ndryshojë gjërat. Nuk ka më negociata”.

Gazetari: Çfarë ju shtyu që të dilni në protestë? Cilat janë disa nga problematika?

Studenti 1-

Problematikat janë të përgjithshme për të gjitha universitetet njësoj, i kemi bërë të gjitha kërkesat, siç e keni bërë dhe ju të ditur. Kërkojmë plotësimin e tyre.

Studenti 2-

Problematika më e madhe është degjenerimi i këtij sistemi arsimor në këto kushte ku jemi sot. Ne nuk jemi këtu për të folur për politikë, për njërën anë, apo anën tjetër. E gjithë kasta politike duke filluar nga ’90 dhe deri më sot që na sollën këtë demokraci i kanë vënë shkelmin. Neve nuk na intereson politika.

Gazetari: A ka patur raste që  forca të ndryshme politike dhe rinore janë bashkuar me ju?

Të jemi koshient këtu janë prezent. Por fakti që ne jemi të shumtë në numër dhe kërkojmë të drejtat tona dhe ato nuk ngrihen të çojnë kokë, për ne është fitore. Zëri jonë është më i lartë se i tyre, ne jemi fuqia, ne jemi studentët e ardhmja e këtij vendi

.

/tvklan.al