Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit pas një studimi kanë publikuar disa fakte të reja për Covid që nuk ishin zbuluar më parë. Sipas kërkuesve në këtë universitet, genet ndikojnë shumë në mënyrën se si prekemi nga Covid.

Ky studim tregon se më të rrezikuarit nga virusi janë të gjithë qytetarët nga Azia Jugore, duke pasur 60% më shumë rrezik, ndërsa evropianët kanë 15% më shumë rrezik.

Studimi i publikuar në Nature Genetics hedh dritë mbi disa të panjohura se pse disa komunitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe Azinë Jugore kanë pasur më shumë infektime dhe vdekje nga Covid.

Por sërish studimi nuk e shpjegon plotësisht lidhjen e geneve me pasojat që lë Covid tek qytetarët e infektuar. Ndërkohë studiuesi kryesor, James Davies tha se zbulimi është shumë i rëndësishëm, pasi tregon se popullatat nuk preken njësoj nga Covid.

Edhe njëherë shkencëtarët kanë bërë thirrje për vaksinim, duke u shprehet se është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid./tvklan.al