Teksa viti i ri shkollor është afër, në shumë vende të botës është e ndaluar që fëmijët të mbajnë telefonat e tyre në ambientet e shkollës.

Legjislacioni për ndalimin e telefonave në shkolla është propozuar në shumë shtete, madje në një pjesë të konsiderueshme të tyre edhe është miratuar. Sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat e Arsimit shumica e shkollave tashmë kanë përshtatur politika që ndalojnë përdorimin e aparateve celularë për përdorim joakademik.

Megjithëse shumë prindër shprehen skeptikë për këto politika, pasi duan që të jenë në gjendje që të kontaktojnë me fëmijët e tyre për raste urgjente. Por hulumtimi i fundit i ekspertëve këmbëngul që fëmijët nuk duhet të kenë fare telefon me vete në ambientet e shkollës.

Sipas të dhënave rreth 97% e fëmijëve nga mosha 11 deri në 17 vjeç përdorin telefonat e tyre gjatë kohës së qëndrimit në shkollë për një interval kohor mesatar, 43 minutash.

Hulumtimi thotë gjithashtu se nëse fëmijët kontrollojnë telefonat e tyre gjatë pushimit midis orëve të mësimit apo në pushimin e drekës, ata janë të preokupuar që të jenë të fokusuar në ekranet e tyre dhe si rrjedhojë shpenzojnë më pak kohë për të folur apo për të shpenzuar kohë më miqtë e tyre, duke i bëra ata kështu më antisocialë. Psikologët e quajnë këtë si “gjeneratë e ankthit”.

Sipas tyre fëmijët duhet të luajnë dhe të kalojnë më shumë kohë me bashkëmoshatarët e tyre sepse duke e bërë këtë ata mësojnë të jenë pjesë dhe të përballen me dinamikat sociale.

Por telefonat nuk po iu marrin vetëm kohën fëmijëve, por dhe aftësitë e të menduarit. Nga të dhënat e një sondazhi në Qershor rezultoi se 72% e mësuesve të shkollave të mesme publike u shprehën se përdorimi i telefonave në klasë është një problem i madh që pengon mësimdhënien dhe nxënien e fëmijëve.

Këtë e tregojnë edhe rezultatet paraprake të ACT, të cilat treguan se niveli i fëmijëve në anglisht, lexim dhe matematikë ishte në nivelin m,ë të ulët përgjatë këtyre 30 viteve të fundit./tvklan.al