10 futbollistë dalin pozitiv me Covid

Mbrëmjen e sotme luhet një nga ndeshjet më të nxehta në Botë. Në çerekfinalet e Kupës së Ligës në Argjentinë përballen dy ekipet më të suksesshme të vendit, River Plate dhe Boca Juniors.

Një 90 minutësh që premton spektakël, gjithmonë nëse fituesi vendoset brenda kohës së rregullt. River Plate nuk niset favorite në këtë sfidë, për shkak edhe të situatës epidemiologjike në skuadër.

Më shumë se 10 futbollistë të River Plate kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke qënë mungesa të sigurta për sfidën ndaj Bocas.

Gjysma e futbollistëve ishin parashikuar si titullarë për Superklasiken e futbollit argjentinas, teksa në mesin e personave pozitiv me koronavirus gjendet dhe trajneri i portierëve, Alberto Montes.

Në emergjencë shëndetësore, drejtuesit vendosën që stërvitja e programuar për ditën e sotme të anulohet, teksa River Plate do jetë e përgjysmuar në sfidën e programuar për në orën 22:30.

Klan News