Sylvinho do të vazhdojë që të jetë trajneri i Shqipërisë deri në Dhjetorin e vitin 2025.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar kontratën me teknikun brazilian si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Zabaleta dhe Dorival Junior.

Stafi teknik menjëherë do të nisë nga puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

Sfida e parë është Liga e Kombeve, me kompeticionin që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026.

Presidenti i FSHF Armand Duka në një reagim në rrjetet sociale tha se tani objektivi është kualifikimi historik në finalet e Kupës së Botës 2026.

Armand Duka, presidenti i FSHF: Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025. Që në fillim kishim synim kualifikimin në Euro 2024 dhe ia dolëm. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen.

Klan News