Një grup shkencëtarësh në fushën e teknologjisë së lartë kanë zbuluar një dizajn për një maskë fytyre që do të mbrojë njerëzit nga Covid, por do ta bëjë më të lehtë edhe procesin e frymëmarrjes, duke përdorur të njëjtin filter si në ventilatorët e mushkërisë artificiale.

“Është shumë e lehtë të marrësh frymë me këtë maskë. Mund të sërvitesh dhe të vraposh, ose të punosh në zyrë përgjatë gjithë ditës pa problem”, tha në një deklaratë Iniciativa Kombëtare Teknologjike.

Ekspertët u shprehën se maska do të duket si ato të zakonshme, madje mund të lahet. Por avantazhi më i madh i saj është se do të ketë të njëjtën filter profesional si tek ventilatorët që përdoret për të shpëtuar pacientët e intubuar.

Filteri mundëson mbrojtje më të madhe ndaj virusit, baktereve etj. Kjo maskë është testuar tek disa atletë. Megjithatë edhe pse ka shpresa të mëdha për këtë maskë, të cilët mediat e kanë quajtur maskë “smart” ende nuk dihet se çfarë çmimi do të ketë./tvklan.al