Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Biznesmenët, tregtarët dhe qytetarët që do të kenë probleme me tatimet dhe doganat mund të telefonojnë për të denoncuar shkeljet. Tatimet dhe Doganat kanë shpallur një strategji të transparencës, që sipas titullarëve ka filluar të ketë efektet e para.

“Nga 1 Korriku, që është vënë në dispozicion numri i telefonit jeshil pa pagesë, ka pasur 20 raste njoftimesh nga qytetarë të ndryshëm për shkelje, abuzime, kryesisht për shmangie në sasira në pikat doganore dhe për vonesat”.

“Telefoni i gjelbër i shërben denoncimeve të fenomeneve abuzive, dhënies së informacioneve mbi aktivitetin e tyre, duke u vënë kështu në shërbim të lehtësimit të marrëdhënieve me biznesit me administratën”.

Institucionet e tatimeve dhe doganave janë organet shtetërore më të kritikuara për shkelje dhe mitmarrje nga raportet ndërkombëtare./tvklan.al