Të arrestuarit në Belgjikë, sekuestrim pasurive në Shqipëri, Llalla dhe Beçi takim me Kryeprokurorin e Mbretërisë së Belgjikës

Të arrestuarit në Belgjikë, sekuestrim pasurive në Shqipëri, Llalla dhe Beçi takim me Kryeprokurorin e Mbretërisë së Belgjikës

19:51 13/11/2014 llallaTë gjithë shqiptarët e dënuar apo të shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë belge për vjedhje apo trafiqe të paligjshme do i verifikohet dhe sekuestrohet pasuria në Shqipëri.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme, pas takimit që Kyeprokurori Adriatik Llalla kishte me homologun e tij belg Frederic Van Leeuw.

Zyra e Kryeprokurorit njoftoi se gjatë takimit Llalla ka shprehur gadishmërinë për të hetuar pasurit e familjarëve dhe të afërmve të të gjithë shtetasve shqiptar të hetuar apo dënuar në Belgjikë për vepra të rënda kriminale.

Kryeprokurori i Mbretërisë së Belgjikës, Frédéric Van Leeuw ka zhvilluar një takim 1 orësh edhe me drejtuesin e prokurorisë për Krime të Rënda Eugen Beçi. Ky takim është zhvilluar në ambientet e këtij institucioni, ku mësohet se është diskutuar edhe për rastet konkrete të hetimit pasuror.

Takimi me prokurorin Beçi erdhi edhe pas operacionit të përbashkët me prokurorinë belge për arrestimin e 13 shqiptarëve në Belgjikë dhe kontrollin e sekuestrimin e sendeve të vjedhura në banesat e të afërmve të tyre në Shqipëri.

Burimet thanë se operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, pasi është rritur numri i madh i emigrantëve shqiptarë që janë dënuar e shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Pasi dyshohet se të ardhurat nga trafiqet e paligjshme, vjedhjet apo edhe krimi i organizuar i kanë investuar në Shqipëri.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori