Pasojat që la pas uragani “Helene” ishin të frikshme këtë të shtunë në pjesën më të madhe të Amerikës juglindore

Të paktën 43 viktima ka shënuar ky uragan që do të llogaritet të jetë nga më të fuqishmit që ka goditur vendin. Zyrtarët lokalë thonë se numri i të vdekurve mund të rritet akoma më shumë në disa shtete.

Helene, shkaktoi shira të dendur duke shkaktuar përmbytje të cilat rrezikonin shembje digash, duke përmbytur qytete të tëra.

Zyrtarët mundën të shpëtojnë me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha të bllokuarit nga përmbytje, mes të cilëve rreth 50 punëtorë dhe pacientë në çatinë e një spitali në Tenesi.

Të paktën 3.5 milionë familje e biznese mbetën pa energji në pesë shtete, ndërsa autoritetet paralajmëruan se mund të kalojnë disa ditë para se shërbimet të rikthehen plotësisht.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës kontribuon në nxitjen e uraganeve më të fortë dhe më shkatërrues.

Agjencitë e sigurimeve dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda Dollarë.

Klan News