Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë të shtënave me armë  në një supermarket në Arkansas në SHBA.

Në mesin e të lënduarve janë edhe dy efektivë policie të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse të shtënat me armë zjarri  kanë ndodhur brenda apo jashtë supermarketit ndërsa motivet e këtij krimi ende janë të paqarta.

Autori u plagos gjithashtu gjatë  një shkëmbimi me armë  zjarri me policinë .

44-vjecari mori fillimisht ndihmën mjekësore në një spital për plagët e marra që dhe më pas u dërgua në qelinë e paraburgimit.

 Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është informuar për të shtënat me armë.

Klan News