Të shtënat në SHBA: 21-vjeçari përballet me 7 akuza për vrasje




Të shtënat në SHBA: 21-vjeçari përballet me 7 akuza për vrasje

11:11 06/07/2022

21-vjeçari Robert Crimo akuzohet për 7 akuza vrasjeje pasi dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë në paradën e Ditës së Pavarësisë në Highland Park, Illinois në SHBA.

Sulmi në Highland Park la 7 të vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë të plagosur.

“Këto janë vetëm të parat nga shumë akuzat që do të ngrihen kundër z. Crimo,” tha ai nën brohoritjet dhe duartrokitjet nga turma e mbledhur për konferencën për shtyp të martën. “Dua ta theksoj këtë. Do të ketë më shumë akuza”, tha prokurori i shtetit të Lake County, Eric Rinehart.

I dyshuari akuzohet se ka gjuajtur 70 plumba nga një pushkë me fuqi të lartë mbi turmën dhe është maskuar si grua në mënyrë që të mund të arratisej së bashku me viktimat në arrati.

Në foto: I dyshuari u maskua si një grua pas sulmit

Ajo që duhet të kishte qenë një ndër ditët më të lumtura të vitit në SHBA, ditë në të cilën festohet pavarësia e vendit, shumë shpejt u kthye në makth teksa turmat largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, disa dëshmitarë thanë se mendonin që zhurma e armëve ishte fishekzjarre./tvklan.al











Të ngjashme