Pjesë e konkursit u bënë 210 artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova

Tre netë të mbushura me emocione nga notat e muzikës klasike. 210 artistë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë e konkursit ndërkombëtar ‘Tempo’ që erdhi për të dytin vit në qytetin e gurtë.

Organizimi u mbajt në kalanë e Argjirosë ndërsa u ndoq me interes jo vetëm nga artdashësit gjirokastritë, por edhe nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Organizimi erdhi me mbështetjen e Bashkisë së Gjirokastrës.

Klan News