Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, shkaktoi dhe dëme kolosale materiale. CNN shkruan se prej lëkundjeve të forta është dëmtuar rëndë “Kalaja e Gazientepit”, pjesë e trashëgëmisë botërore të UNESCO-s.

Mësohet se janë shkatërruar disa bastione të kalasë, është shembur muri mbajtës dhe shumë pjesë të tjera kanë marrë çarje të mëdha. Kangjellat prej hekuri që e rrethonin raportohet se janë shpërndarë në trotuaret përreth.

Sipas arkeologëve, kjo kala u ndërtua për herë të parë si kullë vrojtimi në periudhën romake në shekujt II-IV të erës sonë dhe u zgjerua me kalimin e kohës.

Ajo mori formën e saj aktuale midis viteve 527-565 pas Krishtit gjatë periudhës së Perandorit Bizantin Justinian I.

Gjithashtu është shembur pjesërisht dhe kupola e muri i xhamisë historike të Shirvanit që ndodhet pranë kalasë./tvklan.al