Vlerësime për kompaninë “Teleperformance”

Të ruash standardet e shërbimit ndaj klientit duke mbrojtur në të njëjtën kohë shëndetin e punonjësve, është sfida e çdo kompanie në luftën kundër Covid-19.

Megjithatë ky mision është përmbushur me sukses nga grupi “Teleperformanca” në Shqipëri, që është vlerësuar nga Inspektoriati i Punës dhe i Shëndetësisë, si kompania model për masat të ndërmarra dhe sigurisë gjate pandemisë.  

“Që në Mars të 2020 morën masa të rrepta për higjienën. Po ashtu 85% e stafit tone punon nga shtëpia, ndërsa ai 15%, po flasim për 300 persona, në 3 qëndra, të vendosura në Tiranë dhe Durrës, punojnë në distanca përtej 2 metrave që parashikohen nga ligji. Pra, ne kemi implementuar të gjitha rregullat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare që janë akoma më të rrepta”.

Por ky është vetëm një nga vlerësimet e shumta që “Teleperformance ”grup ka marrë ndër vite, në nivel kombëtar dhe botëror.

“Kemi marrë çmime si “vendi më i mirë për të punuar”, “vend i shkëlqyer për të punuar”, “punëdhënësi më i mirë”, kjo madje per 4 vite me radhe në Shqipëri. Ndërsa në nivel botëror Teleperformanca është vlerësuar mes 25 kompanive më të mira në botë, në të gjithe sektorët, jo vetëm për shërbimin e klientit, por edhe për vëmendjen ndaj stafit të saj”.

Kompania Teleperformance operon në mbi 80 shtete në mbarë botën. Ndërkohë që vetëm në Shqipëri janë mbi 3700 punonjës në fushën e telemarketingut.

Tv Klan