Prej më shumë se një jave disa zona në Tiranë po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Për banorët e lagjes së Yzberishtit kjo situatë është mjaft shqetësuese dhe nuk është vënë re më parë. Ata thonë se paguajnë rregullisht faturat, por në çezmat e tyre nuk rrjedh ujë.