Tjetër shqiptar i vdekur në Itali

Foto ilustruese

Tjetër shqiptar i vdekur në Itali

10:31 19/01/2020

Një shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Torino. Viktima është 35-vjeçari Franko Gjinaj, raportojnë mediat italiane.

Viktima po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte e fortë, saqë shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Ndërsa, shoferi i mjetit që përplasi 35-vjeçarin, nuk ndaloi por u largua nga vendngjarja.

Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin shqiptar.

Në harkun kohor të tre ditëve, dy shqiptarë kanë humbur jetën në Itali në aksidente rrugore. Në të dy rastet, viktimat kanë qenë duke ecur në anë të rrugës kur janë përplasur për vdekje nga makina.

Të mërkurën, një 63-vjeçar shqiptar në zonën e Rimini humbi jetën në një aksident të tillë. Shoferi i makinës që e përplasi ishte nën shok pas ngjarjes, dhe tha se nuk e kishte parë shqiptarin. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi