Chelsea ndalet në barazim nga Brighton

Kanë dhënë rezultate surprizë ndeshjet e Premier League të luajtura në ditën e parë të vitit.

Tottenham e nisi me një humbje 1-0 në fushën e Southampton.

Skuadra e trajnerit Mourinho mbetet në vendin e 6-të, jashtë zonës që të çon në kompeticionet europiane.

Me një barazim e nisi edhe Chelsea i vendit të katërt, që e mbylli 1-1 ndeshjen në fushën e modestëve të Brighton.

Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 3-0 e Leicester të vendit të dytë në fushën e New Castle.

Tv Klan