Trafik i rënduar drejt qyteteve bregdetare


Trafik i rënduar drejt qyteteve bregdetare

17:00 01/08/2021

Në Vlorë, Durrës dhe Lezhë makinat, disa orë pritje në radhë

Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në qytetet bregdetare. Në Vlorë situata e trafikut paraqitet  e rënduar për shkak të fluksit të madh të pushuesve. Të gjitha rrugët  e qytetit,  bulevardi apo edhe ato dytësore kishin këtë të dielë të njëjtën pamje trafiku.

Situatë e rënduar në qarkullimin rrugor paraqitet edhe në rrugën Transballkanike, Lungomare, Uji i ftohtë dhe Radhimë ku qytetarët duhet të presin me orë të tëra për të mbërritur në destinacion.

Edhe në Durrës situata paraqitet e njëjtë. Është kjo pamja që ndodh në çdo rrugë që lidh zonat turistike të Durrësit nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Këto pamje tregojnë trafikun e dendur në hyrje të rrugës se  plazhit afër vendit të njohur si Ura e Dajlanit në Durrës. Me qarkullim normal të duhen vetëm 10 minuta për të përshkuar këtë rrugë,  por në fundjavë duhet më shumë se trefishi i kohës për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në të.

Fluksi i pushuesve drejt Shëngjinit dhe Tales ka rënduar trafikun edhe në rrugët e Lezhës.

Tv Klan







Të ngjashme