Një sasi tritoli ka shpërthyer në depon e ujësjellësit të fshatit Kopaçëz të Delvinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Lënda plasëse ishte vendosur në tubacionin kryesor të depos.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat konstatuan dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi i tritolit. Asnjë person nuk është lënduar, teksa uniformat blu kanë shoqëruar disa të dyshuar për t’i marrë në pyetje. Motivet e këtij akti kriminal janë të paqarta.

Informacioni paraprak i Policisë së Sarandës:

Më datë 03.04.2019, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Kopaçëz-Delvinë” në depon e ujit të këtij fshati dyshohet se ka ndodhur një dëmtim i vogël me lëndë plasesë.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të saj. Theksojmë se kjo depo uji nuk është dëmtuar pasi nuk ka qenë funksionale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /

tvklan.al