Punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë po ecin me ritme të shpejta. Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Tuneli është hapur në të gjithë gjatësinë e tij prej 6 kilometra, teksa aktualisht vijon puna për armatimin e plotë.
“Pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike”, shkruan Kryeministri Rama.
Punimet në këtë kantier u vizituan pak ditë më parë edhe nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku.
Sipas afatit të punimeve, tuneli i Llogarasë do të jetë i përfunduar plotësisht dhe për përdorim në Qershor 2024. /tvklan.al