Mediave ndërkombëtare u jepen 72 orë për të aplikuar për një licensë transmetimi

Mediat ndërkombëtare “Zëri i Amerikës”, “DW” dhe “Euronews” rrezikojnë të mbyllen në Turqi. Bordi Mbikqyrës i Mediave u ka bërë kërkesë të treja mediave të aplikojnë për një licesë transmetimi duke u dhënë një afat prej 72 orësh ose do përballen me bllokim.

Disa kritikë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan thonë se ky vendim është një hap tjetër për t’i mbyllur gojën raportimit kritik.

Në vitin 2019 në Turqi hyri në fuqi një ligj, sipas të cilitiI jepen  më shumë kompetenca Bordit Mbikqyrës të  Mediave për kontrollin e platformave të internetit.  Në atë kohë, disa avokatë të lirisë së medias ngritën shqetësime për censurën e mundshme. Rreth 90% e transmetuesve mediatikë në Turqi tani ose janë në pronësi të shtetit, ose janë të afërta me qeverinë.

Aleatët perëndimorë dhe grupet e të drejtave kanë akuzuar qeverinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për përdorimin e puçit të dështuar të vitit 2016 si një pretekst për tëshuar zërat kritikë. Qeveria e mohon këtë, duke thënë se masat e saj janë të nevojshme për shkak të kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballet Turqia.

Gjatë gati dy dekadave të tij në pushtet, Erdogan shpesh ka kritikuar përmbajtjen mediatike që është në kundërshtim me vlerat konservatore islame të përkrahura nga Partia e tij AK.

Klan News