Një shqiptar në Qipro ka rezultuar i infektuar me koronavirusin Covid-19. Autoritetet qipriote deklaruan se shqiptari ishte kthyer nga Shqipëria.

Ai kishte kaluar tranzit në aeroportin e Athinës më 13 Korrik dhe më pas udhëtoi drejt Qipros, ku dhe banon.

Shtetasi shqiptar iu nënshtrua një testi laboratorik në aeroport. Pas testeve të kryera, analizat treguan se shqiptari është i infektuar.

Nga 1754 teste që u kryen gjatë 24 orëve të fundit në Qipro, shqiptari është personi i vetëm që rezultoi pozitiv.

Shqiptari është izoluar për 14 ditë për shkak të koronavirusit. /tvklan.al