Bylisi U-19 është eliminuar në “play off” të UEFA Youth League. Skuadra nga Kosova, 2 Korriku fitoi edhe në sfidën e kthimit në shtëpi ndaj ballshiotëve me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në minutën e 61-të, vendasit gjetën avantazhin me Haris Isufin. Bylis barazoi me anë të Nwaneri, por zgjati pak, pasi Ahmeti riktheu avantazhin e 2 Korrikut, duke shënuar edhe golin e përmbysjes.
Skuadra nga Kosova, fitoi me të njëjtin rezultat edhe ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” dhe avancon për në turin e radhës, ku do të përballet me fituesin e Dublin-Stjarnan. /tvklan.al