Qeveria ukrainase thotë se sulmet ruse kanë penguar njerëzit të evakuohen sërish nga qyteti port i Mariupolit. Sipas asaj që shkruan BBC, kushtet në qytet po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruara.

Autoritetet kanë thënë se më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Mariupol dhe ata që kanë mbetur përballen me temperatura të ulëta dhe të ftohtë të acartë. Aktualisht atje ka pak energji elektrike dhe pak ushqim e ujë.

Në fjalimin e tij të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi Rusinë për bllokimin e njerëzve në qytet dhe refuzimin për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht.

Zelensky shtoi se janë bërë më pak evakuime nga katër qytete kyçe ditët e fundit për shkak të breshërisë së vazhdueshme të artilerisë ruse./tvklan.al