Shqetësimet rriten në rradhët e demokratëve për gafat e njëpasnjëshme të presidentit amerikan Joe Biden, por jo tek ukrainasit.

“Qëndrimi i të gjithë popullit, i politikanëve dhe i shtetit amerikan është i rëndësishëm. Gafat verbale janë të zakonshme për të moshuarit.”

Presidenti amerikan Joe Biden gabimisht ngatërroi presidentin ukrainas Volodymr Zelenskiy me armikun e tij Vladimir Putin gjatë samitit të NATO-s.

Pavarësisht gafave të Biden ukrainasit mbetën të sigurt për mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së për Kievin.

“Unë mendoj se gafat e Bidenit nuk mund të ndikojnë në mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, sepse varet jo vetëm nga Biden. Ka republikanë, demokratë, ka njerëz të zgjuar që janë miq me vendin tonë dhe na ndihmojnë shumë.”

Për gafat e Presidentit reaguan edhe tv ruse. Kanali televiziv shtetëror i Rusisë Rusia24 e quajti gabimin e Joe Biden si të sikletshëm ndërsa sipas kësaj media tregon se në çfarë gjendje ndodhet Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Klan News