Në Konferencën Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se falë angazhimit të institucioneve ligjzbatuese në periudhën Janar-Prill 2024, është vërejtur një ulje e përgjithshme e rasteve të aktiviteteve të paligjshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ministri Balla tha se Shqipëria po kthehet edhe një destinacion të rëndësishëm turistik ndaj duhet dhe një angazhim edhe më i madh për ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar.

Balla tha se nëse ka një çështje të veçantë, ku ne të gjithë mund dhe do të bashkëpunojmë ngushtë, është menaxhimi i flukseve migratore.

Ai ka përmendur edhe bashkëpunimin me FRONTEX  si dhe marrëveshjet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për lëvizjen e lirë, duke përballuar flukset migratore me fokus sigurinë e kufijve.

Klan News