Hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe - Tv Klan

Hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe



Hapet një tjetër segment i Unazës së Madhe

15:53 28/10/2021

Përfundon rruga nga mbikalimi i Farkës tek materniteti i ri

Unazës së Madhe të Tiranës i është shtuar një tjetër segment rrugor i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve. Bëhet fjalë për segmentin që nis nga mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i ri.

Çelja e këtij segmenti rrugor me gjatësi 5.5 kilometër i hapur që prej mesnatës ka ndikuar edhe ne lehtësimin e trafikut në kryeqytet. Edhe pse rruga është e hapur për mjetet në disa pjesë të saj ende ka punime.

Në këto pika kalimi i automjeteve bëhet në të dy senset brenda të njëjtës karrexhatës, duke ju dhënë kështu mundësinë si qytetarëve për të vijuar lëvizjen ashtu edhe firmës kontraktore për të përfunduar punimet.

Për të orientuar drejtuesit e mjeteve krahas tabelave, është vendosur sinjalistikë horizontale me ngjyre të verdhë. Brenda Dhjetorit i gjithë ky segment i Unazës do të jetë i përfunduar.

Pjese e këtij segmenti janë dhe disa vepra inxhinierike si ura dhe një tunel. Për këtë projekt ka dhënë detaje edhe ministrja Balluku në parlament.

Përfundimi i të gjitha loteve të Unazës së Madhe të Tiranës dhe vënia e saj në funksion të qytetarëve mendohet se do të ndihmojë në uljen e trafikut të rënduar të kryeqytetit.

Tv Klan








Të ngjashme