Rikthehen virozat e pranverës tek fëmijët e vegjël. Çdo ditë në urgjencën pediatrike paraqiten rreth 170 fëmijë. Prindërit e tyre ankohen se kushtet në këtë urgjencë janë skandaloze, dhe sikur të mos mjaftojë kjo ata blejnë edhe aget që shërbejnë për të marrë serumin.

Qytetari: “Kemi ardhur nga Kamza për të bërë një serum, gjëja elementare me një fjalë të mos ketë gjithë ajo qendër sa gjysma e Tiranës për t’i bërë një serum fëmijës, që hajde këtu shumë keq.”

Qytetarja 1: “Kushte nuk ka.”

Qytetarja 2: “Agen shkova dhe e bleva vetë te farmacitë.”

Gazetarja: “Pse?”

Qytetarja 2:”E kam të vogël tha, e kam të vogël agën flutur.”

Mungesën e ageve e pranon edhe vete kryeinfermierja e urgjencës.

Kryeinfermierja: “Sa për age neve kemi disponojmë, por janë age shumë të vogla për fëmijët e porsalindur dhe deri në moshën 0-12 muaj. Për fëmijët mbi këtë moshë ne i çojmë t’i blejnë sepse janë age që nuk bëjnë për fëmijë të rritur dhe detyrohemi t’i çojmë t’i blejnë te privati.”

Nga ana tjetër mjekët e urgjencës se ndërsa pritet që numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë të shtohet ata nuk kanë shtretër se ku t’i vendosin. Kjo pasi godina e pediatrisë është ende në rikonstruksion. /tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami