Një skulpturë në nder të këngëtares

Aty ku lindi dhe u rrit e ku nisi karrierën e saj, Vaçe Zela u përjetësua në bronx.

Sheshi qendror i Lushnjes mban nga sot një skulpturë të legjendës së muzikës shqiptare.

Një çast nga interpretimi i këngës “Moj e bukura Arbëri” është fiksuar në një shtatore dy metër të lartë, e punuar nga Arben Bajo.

Pjesë në ceremoninë e inaugurimit, familjarët e Vaçe Zelës nuk i fshehën emocionet.

Për artistët shqiptarë, të ardhur posaçërisht për këtë ditë në qytetin e Lushnjes, Vaçja ka qenë dhe mbetet shkolla  më e madhe e muzikës për çdo këngëtar.

Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë.

Vendosja e skulpturës është bërë një ditë përpara 100-vjetorit të ngjarjes historike të kongresit të këtij qyteti.

Tv Klan