Vala e Covid në pikun e tij





Vala e Covid në pikun e tij

16:34 01/08/2022

Simaku: Presim rënie të kurbes pas 10 Gushtit

Vala e infektimeve e shkaktuar nga mutacionet e virusit sars cov 2, ka arritur në pikun e tij. Specialistët e institutit të shendetit publik parashikojnë që shifrat e infetkimeve të qëndrojnë në këto ritme edhe për 10 ditët në vijim.

“Situata paraqitet e qëndrueshme, si nga nr ditor i rasteve dhe atyre të shtruar në spital. Jemi aktualisht në pikë dhe parshikohet qe ky pik te zgjas dhe per javen e parë deri në 10 diteshin e pare të muajit Gusht dhe pastaj prashikohet një rënie.”

Infektimet më të shpeshta janë tek personat mbi 25 vjec, ku dominon  grup-mosha 65-74 vjec. Sa i takon shpërndarjes gjeografike, disa bashki kanë filluar të ndjejnë rënien e kurbës infektuese.

Ne lidhje me bashkitë incidence me e lartë paraqiten në bashkitë himarë, Sarandë, Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Lushnje, Kuçovë,Berat.., rënie paraqitet në 22 bashki të vendit, duke përfshirë dhe zonat turistike, Durës, Vlorë,. Lezhë.

Imunizimi me anë të vaksinës mbetet rekomandimi kryesor i specialistëve veçanërisht për grupet e riskut.

“Këto persona veç dozës 1 dhe 2 duhet të marrin dhe dozën e 3 sepse eshte kjo dozë perforcuese qe ben diferencen , te mbron nga format e rënda, nga shtrimi në spital dhe vdekja dhe fatkeqësisht % me dozën 3 është e ulët dhe duhet të rritet…”

Paralel me vaksinimin ekspertët vijojnë të kërkojnë respektimin e masave mbrotjëse siç është higjena , distanca dhe mbajtja e maskave në mjedise te mbyllura.

Tv Klan













Të ngjashme