Protesta para Ministrisë së Brendshme në kujtim të 7-vjeçares Jonada Avdia është shoqëruar me tensione.

Pas thirrjes së avokatit Altin Goxhaj për të protestuar në sheshin e Ministrisë së Brendshme ka pasur një konfrontim mes protestuesve dhe efektivëve.

Një pjesë e policisë, u zhvendos nga kordoni që kishin bërë fillimisht dhe tashmë janë zhvendosur para Ministrisë së Brendshme për të mos lejuar protestuesit që të futen në ambientet e ministrisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi./tvklan.al