Shtimi i numrit të turistëve gjatë muajve të verës  në Shëngjin ka shtuar edhe fluksin e vizitave në qendrën shëndetësore.

Sipas mjekëve që nga Qershori, ku kjo qendër është hapur e deri tani, thuajse çdo ditë ka pasur 100 vizita, ndërsa pacientët kanë shfaqur  janë paraqitur për ndihmë mjekësore më shumë se 4 mijë persona me simptoma të ndryshme.

“Deri tani mund të kemi bërë 4 mijë vizita që nga 1 Qershori dhe deri në fund të Shtatorit shkon më shumë. Diagnozat kryesore janë gastrointeritet, intoksikacionet alimentare, temperaturat e larta.”

Mjekët këshillojnë që qytetarët të bëjnë kujdes jo vetëm duke eliminuar ndarjen në temperature të larta, por edhe me higjienën e ushqimit.

“Më shumë të kenë kujdes me temperaturat e larta, higjienën sidomos me ushqimet, duhet të lahen shumë mirë, zarzavatet sidomos.”

Qendra shëndetësore në Shëngjin është hapur në datën  1 Qershor ashtu si edhe në zona të tjera bregdetare të vendit dhe do të jetë në funksion deri në Shtator.

Klan News