Asistenti personal i ish-aktorit Matthew Perry, dy mjekë dhe dy  persona të tjerë janë akuzuar për furnizimin e ketaminës që shkaktoi vdekjen e yllit të “Friends” në tetorin e vitit te shkuar.

Nga ky grup personash mësohet se dy prej tashmë janë arrestuar nga policia e Kalifornisë.

Media amerikane shkruajnë se përpara vdekjes Perry kishte blerë 50 flakonë ketaminine në vlerën e 50 mijë dollarë amerikanë të cilat i përdorte për problemet që kishte me depresionin e ankthin. Ato u injektuan nga asistenti i Perryt në doza tejet të larta që shkaktuan humbjen e jetës.

Akuzat kundër pesë të pandehurve përfshijnë konspiracion për shpërndarjen e ketaminës, shpërndarja e ketaminës me pasoje vdekjen, posedim me qëllim të shpërndarjes së metamfetaminës dhe ndryshimin dhe falsifikimin e të dhënave në lidhje me një hetim federal.

Tv Klan