Vdekja në sheshxhirim, Angelina Jolie reagon për incidentin e Alec Baldwin


Vdekja në sheshxhirim, Angelina Jolie reagon për incidentin e Alec Baldwin

15:13 04/11/2021

Angelina Jolie ka komentuar rreth ngjarjes tragjike që ndodhi disa kohë më parë në setin e filmit Rust me Alec Baldwin.

Aktorja 46-vjeçare e cila ka punuar në shumë filma me armë të ndryshme, qoftë si aktore por edhe si regjisore, u shpreh se procedurat mbi armët në setet e filmave duhet të merren shumë seriozisht.

Ylli i Hollivudit gjatë një intervistë me The Times tha se: ‘’Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë familjet. Në këtë moment dhimbja për këtë tragjedi është e pashpjegueshme.’’

‘’Unë gjithmonë jam treguar shumë e kujdesshme sepse më është dashur shumë herë të punoj me armë të ndryshme. Gjithmonë kam ndjekur disa procedura konkrete edhe në filmat ku kam punuar si producente. Është diçka që duhet ta marrësh shumë seriozisht’’, ka thënë aktorja.

Shumë role të Angelina Jolie janë bazuar tek aksioni dhe përdorimi i armëve të ndryshme, përmendim këtu filma si ‘’Tomb Raider’, ”Mr & Mrs Smith” apo ”Salt”.

Ajo më herët është shprehur se: ‘’Unë dhe Brad nuk jemi kundër armëve, dhe e mbajmë dhe një në shtëpi. Dhe po nëse do të më duhet ta përdor, do e bëj. Nëse dikush hyn në shtëpinë time dhe tenton të lëndojë fëmijët e mi, nuk do ta kem problem që t’i qëlloj.’’

Në detajet më të fundit të tragjedisë, avokati i vajzës përgjegjëse për armët, Jason Bowles tha se arma mund të jetë ngatërruar me ato të vertetat përpara se t’i dorëzohej aktorit Baldwin.

Arma nuk supozohej të ishte e mbushur por ajo ishte nga tre të përdoruat e cila ju dha aktorit nga regjisori David Halls. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë ende./tvklan.al








Të ngjashme