aziz

Tariq Aziz, i njohur si fytyra e rregjimit të Sadam Husein në botë, ndërroi jetë në një burg të Irakut. 79 – vjeçari, që mbajti postin e Ministrit të Jashtëm dhe zv/Kryeministrit, ishte një prej këshilltarëve më të afërt të ish-udhëheqësit irakian.

Në vitin 2010, Tariq Aziz u dënua me vdekje nga Gjykata e Lartë Irakiane, për përndjeken e partive fetare, por nuk u ekzekutua. Ai iu dorëzua trupave amerikane në vitin 2003, pas rënies së Bagdadit.

Azis u bë i njohur në kohën kur mbante detyrën e Ministrit të Jashtëm të Irakut, gjatë Luftës së Gjirit, në vitin 1991. Meqënëse ishte i krishterë, në qeverinë me dominancë sunite, Tariq Aziz nuk u konsiderua asnjëherë si pjesëtar i rrethit të ngushtë të Sadam Huseinit.

Gjatë kohës kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun në vitin 2003, ai u takua me Papa Gjon Palin e Dytë dhe bëri thirrje për paqe.

Tv Klan