Kryesia e PS vendosi që Erion Veliaj të jetë sërish në krye të drejtimit të PS të Tiranës për katër vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri argumentoi se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politikë që kjo forcë ka.

“Ju e dini që PS e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është momenti i duhur që z. Veliaj si kryetar i PS së Tiranës të bëjë dhe dejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion dhe njëkohësisht ai është i pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi i punës i drejtuar nga z. Klosi. Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona gjithmonë në funksion të objektivave politikë, aq më tepër që kryetari i Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Gjiknuri./tvklan.al