PD po kandidon humbës nga llumi i shoqërisë

Kryebashkiaku Veliaj ka akuzuar demokratët se po i kopjojnë keq programin dhe ato që ka bërë më herët PS dhe ekipi Rama pasi nuk kanë asnjë ide.

“Llumi i shoqërisë do të jetë në lista për deputetë. Nard Ndoka filozof, harrojnë njerëzit që ka qenë ministër Shëndetësie. Imagjino të ishim në dorë të këtij për vaksinat. Imagjinoni Lulin që nuk e voton as gruaja e vet”, tha Veliaj.

Si mund të rrijë njeriu 8 vite në opozitë, e mos prodhojë një ide origjinale?,  pyeti në distancë Veliaj kampin kundërshtar.

“Ky thotë taksimin për oligarkët ta bëjmë nga 15 në 9. Për çfarë i shan oligarkët? I shan që të kapësh ndonjë gjë. Shan ata të Astirit të kapësh makinën. Shan ata të qendrave tregtare që të kapësh vilat, shan koncensionarët të kapësh vilat në Lundër.

Shan ata të Rrugës së Kombit që të marrësh katin e parë të hotelit. Kjo është gjobëvënie dhe diferenca është që ata e vënë me kapuç kurse këta e vënë me kollare, të bëjnë dhe fjalim”, u shpreh Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, Basha po shan oligarkët për të përfituar ndonjë gjë prej tyre, ndërkohë që në anën tjetër në programin e tyre është ulja e taksës për ta.

Klan News