Veliaj: Referendum për Teatrin ishin zgjedhjet

Veliaj: Referendum për Teatrin ishin zgjedhjet

15:00 07/08/2019

“Angazhim i panegociueshem, askush nuk e bllokon dot”

Pas inspektimit të një këndi lojërash në lagjen e njohur si ish restorant Durrësi, Erion Veliaj ritheksoi vendosmërinë e bashkisë Tiranë për ndërtimin e një teatri të ri. Është koha që qyteti të mendojë për fëmijët që sipas kryebashkiakut meritojnë jo vetëm rrugë e sheshe më të mira por edhe një teatër të ri.

“Nuk mund t’ju themi fëmijëve që për nostalgjinë që kanë ca për tallashin, për shkrepëset, për algat dhe populitin e një teatri që është kthyer sot në një karakatinë, ju do vazhdoni të shkoni në kushte të tilla. Teatri do të bëhet, ky është një angazhim edhe një përkushtim i pazëvendësueshëm e i panegociueshëm. Të gjithë ata që mundohen të bllokojnë këtë proces më kujtojnë se janë i njëjti grup që kanë qenë edhe tek lodrat te liqeni”.

Kërkesës për referendum për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar, Veliaj ju përgjigj:  Të gjithë ata që kërkojnë një referendum, ne sapo bëmë një referendum, në datën 30 qershor. Edhe në lagje të tilla në atë referendum premtuam Teatrin, në atë referendum premtuam edhe stolat. Nuk do presim 4 vite me mbajt premtimet në këtë lagje, por as nuk do presim 4 vite me mbajt premtimet për Tiranën, siç është Teatri, siç është vazhdimi i Bulevardit deri në fund, siç është Unaza e Madhe.

Sheshi i ri plotëson nevojat e të gjithë grup-moshave me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhëse për të rritur.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT