Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur një foto me zv/ Kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç për të uruar 109-vjetorin e pavarësisë.

“Fundi i vizitës në  Malin e Zi me vëllain tim Dritan Abazoviç, i cili shërben si zv/Kryeministër i vendit fqinj në një nga momentet më sfiduese ku lipset pjekuri e mençuri për vendime të vështira! E meqë na ndajnë pak orë nga Dita e Flamurit, unë e Dritani ju urojmë GËZUAR FESTËN”, shkruan Veliaj./tvklan.al